Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Shkodër, flet shefi i Policisë: Diana Vukaj para pak ditësh nga Gjermania, trupin e gjetëm në dhomën e gjumit


Zbulohen detaje mbi ngjarjen e rëndë që u raportua mbrëmë nga Shkodra, ku vëllai kishte vrarë motrën e tij.

Policia ka dhënë mbrëmë informacionin zyrtar, ku ka zbuluar se bëhet fjalë për një 58-vjeçare, Diana Vukaj.

Ndonëse në fillim mbrëmjen e kaluar u tha se vrasja ishte kryer me thikë, rezulton se Diana Vukaj është qëlluar me armë zjarri.

“Rreth orës 22:30, në lagjen ‘Ndoc Mazi’, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vëllai i saj shtetasi F. V., 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e olicisë.

Fabjan Vukaj 55 vjeç, dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin e rëndë, pasi njihej si një person që pinte vazhdimisht alkool.
Lidhur me këtë ngjarje, ka folur edhe shefi i komisariatit të policisë në Shkodër, Paulin Çupi.

 Ai thotë se viktima është gjetur në shtëpinë e saj në krevat. Diana Vukaj ishte emigrante në Gjermani dhe kishte vetëm 3-4 ditë që ishte kthyer. Sipas tij, trupi i pajetë i 58-vjeçares ishte gjetur në dhomën e saj të gjumit.

“Marr një telefonatë që Diana Vukaj ka humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit. Në vlerësim të telefonatën kemi organizuar policinë kemi verifikuar në shtëpinë e saj ku është gjetur e pajetë Vukaj. Kemi bërë kontrolle dhe përreth ambienteve të shtëpisë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj. Mendohet që kemi të bëjmë me një krim brenda familjes ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante në Gjermani dhe është kthyer para 3 ose 4 ditësh. Vrasja është kryer me armë zjarri, janë siguruar prova. Kufoma ishte brenda në banesë në dhomën e gjumit të saj. Autori i dyshuar është në kushte depresioni dhe në gjendje të alkoolit. Do sqarojmë rrethanat.”- tha Çupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *