Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke ndërtuar pa leje dhe rrahu policin bashkiak, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan


Një 44-vjeçar është arrestuar në Elbasan nën akuzën e “ndërtimit pa leje”. Personi me inicialet S.LL., banues në fshatin Bradashesh, akuzohet gjithashtu se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj një punonjësi të policisë bashkiake që kishte shkuar për ta ndaluar, në momentin kur u kap në flagrancë duke ndërtuar pa leje.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
S. Ll., 44 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”-
thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *