Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët në provim, teza e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në rrjet (FOTOT)


Rreth 34 mijë maturantë janë duke kryer provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në këto momente, mirëpo teza aktualisht po qarkullon online.

Pedagogu dhe eksperti i arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti ka reaguar lidhur me këtë, duke thënë me ironi që “fajin e ka opozita” ndërsa i uron “suksese në jetë” ministres së Arsimit, Evis Kushi.

 “Nuk heqim dorë nga tradita e mirë e daljes, shpërndarjes dhe zgjidhjes së testit në kohën e duhur.

Që në orën 10.00 testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka marrë rrugët nga shkollat në tryezat e kafeneve për zgjidhje dhe dorëzim përgjigjesh në kohën e duhur.

E kam të qartë që fajin e ka opozita, se ka brenda ata të FRPD dhe mësues të djathtë që duan t’i nxijnë faqen arsimit Rilindas.

Ky është një mirëadminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kërkoni fajin askund veç paaftësisë tuaj.

Suksese në jetë zysh Kushi.“- shkruan Mehmeti.

Kujtojmë se Testi i Letërsisë filloi në orën 10:00 e përfundon në orën 12:30 minuta. Qarkullimi i tezës së provimit në rrjet nuk është diçka e re për vendin tonë, pasi vit për vit përsëritet e njëjta gjë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *