Në një fushatë të re për mbledhjen e fondeve për Partinë Republikane, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar të ‘marrë përsëri’ Shtëpinë e Bardhë dhe se Republikanët do të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit ‘më shpejt sesa mendoni’, duke tërhequr mbi vete kritika të shumta nga mbështetësit e Partisë Demokratike.
Reklama u postua në faqen YouTube të Komitetit Senatorial Republikan, krahu i mbledhjes së fondeve për Republikanët e Senatit të premten dhe iu dërgua donatorëve të shtunën.
Kritikët shpërthyen ndaj deklaratave të ish-presidentit duke thënë se ai është i çmendur dhe i rrezikshëm.
Ndërsa zërat vërtiten rreth të ardhmes së tij politike, Trump alarmoi kritikët të premten kur ai tha në një intervistë se ai mund të ishte i interesuar të kandidonte për Kongresin në të ardhmen e afërt.