Vendosni fjalën kyçe....

Krim brenda familjes në Librazhd, burri vret gruan dhe më pas veten


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ditën e sotme.

Burri ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragostunjë.

Sipas policisë dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e tij.

Ai më pas ka vrarë veten duke u varur.

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *