Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet brenda PD-së, Kadilli: T’i japim fund monopolit centralist të kryetarit


Kur edhe pak ditë na ndajnë nga Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka prezantuar një nga pikat kryesore të platformës së tij.

Kadilli flet për manifestin Politik, që sipas tij do sillte garantimin e karrierës politike të anëtarëve, me qëllim që t’i jepet fund monopolit të kryetarit.

“Shumë prej jush më pyesin: çfarë risie sjell Manifesti Politik për anëtarin e thjeshtë të PD?

Përgjigja është vetëm një: ‘Garantimin e karrierës politike!’

Çdo anëtar mund të krijojë seksionin e vet, prej 5 vetësh apo më shumë, duke u bërë kryetari dhe duke marrë përgjegjësi. Le të bëhemi ne të parët, që e zhbëjmë monopolin centralist të kryetarit, të themelojmë një parti pluraliste, gjithëpërfshirëse, të fortë në territor, ku pushtetin e zotëron anëtari i thjeshtë, pa asnjë kufizim ne kontribut dhe ambicie politike.

Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese.”-shprehet Kadilli.

Shumë pak ditë kanë mbetur nga zgjedhjet e brendshme të PD-së për drejtimin e partisë dhe në garë janë katër kandidatë: kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi si dhe Fatbardh Kadilli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *