Vendosni fjalën kyçe....

Paketa turistike me vaksinën kundër Covidit të përfshirë – Planet e Rusisë për nxitjen e Turizmit


Rusia po konsideron që të ofrojë paketa udhëtimi që përfshijnë edhe kryerjen e vaksinës kundër koronavirusit, në përpjekje për të mbështetur sektorin e turizmit.

Lajmi u konfirmua për agjencinë e lajmeve TASS, nga presidenti i Bashkimit Rus të Industrisë së Udhëtimit (RUTI), Andrey Ignatyev.

“Agjencitë e udhëtimit ishin të gatshme të organizonin turne vaksinimi që në fillim të vitit pasi rregullisht merrnin kërkesa të tilla nga e gjithë bota. Produkti është gati, por çështjet e mbështetjes së vizave dhe hyrjes ligjore për të huajt që dëshirojnë të marrin vaksinën ruse duhet ende të zgjidhen.”– tha Ignatyev, citon RT.

Ai po ashtu sugjeroi që udhëtarët nga Azia, duke përfshirë Indinë, Lindjen e Mesme dhe për shembull, Iranin, mund të ishin më të interesuarit për turne të tilla.

Ignatyev shtoi se “Vendet e Afrikës dhe Amerikës Latine treguan interes të madh për një produkt të tillë turistik gjatë gjithë periudhës së fushatës së vaksinimit në Rusi, RUTI pranoi kërkesa të tilla.”

Sipas presidentit të RUTI-t, udhëtimet tre-javore për vaksinat mund të ndihmojnë në fillimin e rimëkëmbjes së industrisë së turizmit.

“Ky është një kombinim i vaksinimit me një program kulturor dhe ekskursiv, i cili mund të rregullohet në mënyrë shumë interesante, duke kapur rajone të ndryshme të Rusisë. Një opsion tjetër është një udhëtim dy-javor, dhe ka edhe kërkesa të tilla.”– tha ai.

Çmimi i turneve të tilla do të varionte nga 1,500 deri në 2,500 dollarë (për 21 ditë), duke përjashtuar kostot e linjave ajrore.

Rusia ishte vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër koronavirusit. Sakaq ka aprovuar tre vaksina të vendit, me Sputnik V që është më e njohura. Javën e kaluar, Brazili u bë vendi i 67-të që autorizoi vaksinën Sputnik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *