Po zhvillohet në Kuvend seanca plenare për shkarkimin e presidentit të Republikës, hera e parë që kjo ndodh në Shqipëri.
Në këto momente, nga kreu i Komisionit Hetimor Alket Hyseni prezantoi raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, për shkeljet e këtij të fundit.
Hyseni tha se presidenti Meta ka cenuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit.
“Komisioni u bazua në faktet dhe rrethanat që u vlerësuan gjatë shqyrtimit të procesit të hetimor. Referuar doktrinës kushtetues, jurisprudencësh se Gjykatës Kushtetuese, vendimeve të Komisionit të Venecias etj ka rezultuar se Presidenti i Republikës ka bërë një sërë shkeljesh. Ai ka cenuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit.
Raporti shtjellohet në 98 faqe dhe 3 anekse. Për shkak të volumit të madh të raportit, iu është shpërndarë deputetëve, është publikuar dhe në faqen e Kuvendit, është bërë dhe një përmbledhje. Më 30.04.2021 është depozituar kërkesa e 41 deputetëve që kanë paraqitur propozimin për shkarkimin e Presidentit. Komisioni pasi konstatoi se kërkesa e deputetëve për shkarkimin e Presidentit plotëson kriteret vendosi ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda nga Presidenti të përbërë nga 9 anëtarë.”– deklaroi Alket Hyseni.
Që vendimi për shkarkimin e presidentit të miratohet, duhet të votojnë pro së paku 94 deputetë.