Vendosni fjalën kyçe....

34-vjeçari i dashuruar me bimët e kthen shtëpinë në xhungël, mbjell mbi 2000 lloje (Fotot)


Një baba i dashuruar me bimët e ka shndërruar shtëpinë e tij në një xhungël të mbyllur, pasi ka mbjellë qindra bimë ekzotike në banesë.

Jonny Balchandani, 34 vjeç, i ka mbjellë bimët në shtëpinë e familjes në Malvern, Worcestershire dhe e ka mbushur me mbi 2000 lloje të florës dhe faunës.

Por shkurret e shtëpisë kanë provuar të jenë pengesë për gruan e duruar Charlotte Evans, 33, e cila shpesh ‘goditet në fytyrë’ nga gjethet dhe shkurret.

Tolerantja Charlotte pranon se në fillim e gjeti ‘vesin’ e bashkëshortit të saj si një ‘shuplakë në fytyrë’ dhe por ka mësuar ta dojë gjelbërimin.

Vetë autori i xhunglës tha: “Është fjalë për fjalë si të ecësh në një xhungël të vogël. Çdo ditë, mesatarisht, kaloj nja dy orë duke parë gjithçka. Për mua, këto janë dy orët e vetme që i kushtohem vetes. Bimët të japin atë kohë për të qenë me veten. Unë ndoshta do të thoja se kemi më shumë se 2,000 bimë tani. Në të vërtetë është si një xhungël shtëpie. Ky është pasioni im.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *