Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Jashtme e bllokon në Twitter, Buzhala-Gërvallës: Marrëzi, edhe Trumpit ia ndaloi gjykata bllokimin e qytetarëve e gazetarëve


Gazetari nga Kosova Berat Buzhala e ka quajtur marrëzi bllokimin e tij në Twitter nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.

Buzhala shkruan se edhe ish-presidentit amerikan ia ndaloi gjykata në SHBA që të bllokojë qytetarët e gazetarët në rrjetet sociale.

Ai bën me dije se nuk e ka fyer asnjëherë ministren, po vetëm e ka kritikuar atë.

“Kjo është marrëzi oj ministrie. Edhe Trumpit në Amerikë ia ka pas ndalu Gjykata me iu bo bllok qytetarët, le mo gazetaëet. A je normal, si pikë e parë? Unë as nuk të kam ofendu, veç të kam kritiku. @fluturakusari  ç’ka thonë rregullat për këtë gjë?” – shkruan Buzhala në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *