Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Ruçi të tërhiqet nga vendimi antiligjor, antikushtetues e antidemokratik, gazetarët e BE-ja e thanë fjalën e vet


Deputetja e zgjedhur e PD-së, Vokshi, ka thënë sot se Kuvendi i Shqipërisë duhet të tërhiqet nga vendimi i fundit politik lidhur me ndalimin e gazetarëve në parlament.

Vokshi thekson se pas protestës së gazetarëve dhe qëndrimit të BE-së, i takon Kuvendit që të zhbëjë vendimin në fjalë.

Ajo shtoi se vendimi i marrë nga Byroja e Kuvendit ëhstë i paligjshëm, antikushtetues e antidemokratik.

“Gazetarët e thanë fjalën e tyre. Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre. Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore. Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Gramoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si I tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar! Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!” – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *