Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve kanë lehtësuar masat anti-Covid për të dënuarit duke u lejuar atyre takimet familjare apo marrjen e lejeve në rastet mortore në familje.
Takimet mund të kryhen me të burgosurit pasi failjarët e tyre të kenë kryer testin për Covid-19. Masat ritet të hyjnë në fuqi nga e hëna e 14 qershorit e vijnë pas më shumë se një viti ndalim për shkak të pandemisë.
Familjarët do kenë mundësinë të kryejnë një takim në muaj me të afërmit e tyre pas hekurave.
Ata duhet të paraqesin testin e Covid-19 për të vërtetuar që nuk e kanë virusin, dokumentin e vaksinimit ose testin që tregon se e kanë kaluar koronavirusin.