Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaroi se Bashkimi Europian nuk ka asnjë alternativë për vendet e Ballkanit Perëndimor sa i takon çështjes së integrimit.
Ai shtoi se integrimi është në të mirë të të gjithëve.
Gjukanoviç nuk e ka fshehur qëndrimin e tij zhgënjyes me qëndrimin e Bashkimit Europian.
“Unë vetëm realisht, i udhëhequr nga dekada përvojë politike, e shoh situatën. Dhe e përsëris, pavarësisht nga fakti që në jetë, e lëre më në politikë, nuk është mirë të mos kesh alternativë, se integrimi evropian nuk ka asnjë alternativë për Ballkanin Perëndimor. Dhe do të thosha se e njëjta gjë vlen edhe për BE-në. Duhet të shmangim grackën historike në të cilën zakonisht vuajnë të vegjlit duke minuar interesat e të mëdhenjve, të cilat janë përvojat tona të hidhura historike. Unë besoj se është në interesin më të mirë të Rusisë dhe Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Perëndimit të gjejnë emëruesin më mirë të përbashkët që do të hapë perspektivën e zhvillimit të marrëdhënieve më të mira për të gjithë, në interes të njerëzimit. Atëherë do të jetë shumë më e lehtë për ne në Ballkan”- tha ai.