Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj deklaroi në emisionin “Opinion”, se vendimi i DASH për shpalljen “non grata” në SHBA e ish-kryeministrit Sali Berisha është politike dhe se nuk ka prova për akuzat ndaj Berishës.
Kandidati për kreun e selisë blu pohoi se nëse merr drejtimin e PD, Berisha do të jetë pjesë e grupit parlamentar të kësaj force politike. Po ashtu, Shehaj vlerësoi dhe punën e ish-kryeministrit Berisha për orientimin e Shqipërisë drejtë demokracisë perëndimore.
“Kam shprehur vlerësimin historik të PD që ka një kontribut të pamohueshmë për orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit.Nuk kam dashur të komentoj vendimin e DASH se ne nuk kemi as fakte është thjeshtë një deklaratë politike. Nuk kam thënë që nuk kam asnjë koment, por nuk kam dashur ta komentoj. Nuk e shikoj të arsyeshme të komentoj një vendim politik të SHBA. Unë mendoj që për ne është e rëndësishme të mendojmë për PD dhe për të fituar në zgjedhje”-deklaroi Shehaj