Vendosni fjalën kyçe....

Analiza e “Oxford Analytica” për shkarkimin e Metës: Karriera e tij ka marrë fund gjithsesi


“Oxford Analytica” e cila është një firmë ndërkombëtare këshilluese që ofron analiza strategjike të ngjarjeve botërore, ka dhënë opinionin e saj lidhur me shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta nga Kuvendi dy ditë më parë.

Ajo që vihet re në përmbledhjen e shkurtër të analizës, është se ekspertët e “Oxford Analytica” besojnë se karriera e presidentit Meta “po mbaronte gjithsesi”. Dhe kjo vihet re që në titull.

Pasi jep një sqarim të asaj se çfarë ka ndodhur të mërkurën në Kuvend, akuzat ndaj presidentit dhe se si u votua, në opinionin për vendimin, “Oxford Analytica” shkruan: “Hakmarrja e Metës me Ramën e ka kthyer atë në një pengesë të rendit politik. Karriera e tij politike duket se po mbaron gjithsesi edhe nëse nuk ndodh para përfundimit të mandatit presidencial në 2022-shin, pasi partia e tij Lëvizja Socialiste për Integrim pësoi një humbje dërrmuese në zgjedhjet e Prillit”.

Për herë të parë në 30 vite, të mërkurën u shkarkua një president nga parlamenti i vendit. Në votimin për shkarkimin e presidentit Meta morën pjesë 114 deputetë, nga të cilët 104 votuan pro shkarkimit të tij, 7 votuan kundër ndërsa 3 abstenuan. Tanimi vendimi përfundimtar ngelet në dorë të Gjykatës Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *