Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënimi i prokurorit në Përmet, reagon Meta: Tepër e rëndë, autorët të vendosen para ligjit


Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas kërcënimit të prokurorit të Përmetit Asllan Bajrami, i cili këtë mëngjes gjeti një fishek në dritaren e zyrës së tij.

Meta thotë se kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Ai bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe vendosjen para ligjit të autorëve të këtij kërcënimi.

“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.
Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.
Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.”-
shkruan Meta.

Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet, Asllan Bajrami, kur ka shkuar sot në punë, ka gjetur në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56, që dyshon se ka qenë një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij.

Bajrami ka depozituar kallëzim menjëherë pas kësaj dhe policia ka nisur hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *