Që prej orës 10:00 të ditës së sotme, maturantët e të gjithë vendit janë duke iu nënshtruar provimit të tretë të tyre, atij të matematikës.
Por ende pa mbaruar orari zyrtar i realizimit të provimit, testi është bërë public njëlloj sikurse ndodhi edhe me tezën e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Ndonëse përdorimi i telefonit është i ndalur gjatë testimit dhe foto të tezës janë shpërndarë kudo në rrjet.
Denoncimi është bërë nga faqja “Studentët Denoncojnë” në Facebook.
Ky provim do të përfundojë në orën 12:30. Pas matematikës, maturantët kanë edhe një provim të fundit, atë të lëndës me zgjedhje.