Guvernatori i Teksasit është zotuar se do të ndërtojë një mur në kufirin e tij me Meksikën, pas një rritjeje të migrimit të paligjshëm.
Guvernatori republikan Greg Abbott tha se ai kishte ndarë 1 miliard dollarë nga fondet e shtetit për të ruajtur sigurinë e kufirit.
“Ndërsa sigurimi i kufirit është përgjegjësi e qeverisë federale, Teksasi nuk do të rrijë duarkryq ndërsa kjo krizë rritet.”- tha Abbott, citon BBC.
Kujtojmë se ndërtimi i një muri në kufirin me Meksikën, ka qenë një nga projektet e ish-presidentit Donald Trump. Por anulimi i tij ishte një nga veprimet e para të presidentit Joe Biden sapo erdhi në detyrë.
Në muajin shkurt, demokratët rikthyen urdhrin e urgjencës të përdorur për të financuar murin kufitar dhe thanë se nuk do të shpenzoheshin më dollarë për të.
Por guvernatori i Teksasit nuk është dakord. Nuk është e qartë nëse Abbott ka autoritetin të urdhërojë ndërtimin e një muri në Teksas në mënyrë të pavarur.
“Kjo do të na ndihmojë të gjithëve të punojmë në mënyrë për të ndaluar rrjedhën e imigracionit të paligjshëm dhe për të ndaluar rrjedhën e kontrabandës ilegale.” – tha guvernatori në një konferencë shtypi të enjten.