Vendosni fjalën kyçe....

Si e ndaluan banorët autorin e dyshuar të sulmit më dron ndaj kantinës së Lefter Kokës në Durrës


Është ndaluar në Durrës autori i dyshuar i sulmit me tritol ndaj kantinës së pijeve alkoolike në pronësi të Lefter Kokës në Durrës.

Sipas Report TV, autori i dyshuar është ndaluar nga banorët e zonës të cilët kanë pikasur një dron që fluturonte në zonë pranë Gjykatës së Apelit në Durrës.

Rreth orës 22:00 të natës së 7 qershorit, banorët kanë parë një djalë të ri pranë Kantinës së Pijeve. Ai kishte në kokë një kapele, doreza dhe një qese.

Ata e kanë ndjekur atë për rreth 150 metra më pas e kanë kapur në një shtëpi të braktisur duke ia dorëzuar më pas policisë.

I riu, i identifikuar si Gentian Metaj ka mohuar të ketë lidhje me dronin ndërsa ka provuar të largohet pak para shpërthimit në kantinën e Kokës.

Metaj është pronari i lokalit ‘Il CapitaNo’ në Kepin e Rodonit. Në makinën e ti tip ‘Fiat Panda’ është gjetur një pistoletë me 7 fishekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *