Vendosni fjalën kyçe....

Droni furnizon me karburant avionin luftarak në ajër, ushtria amerikane e quan historike (Video)


Një dron ka furnizuar me karburant një aeroplan tjetër luftarak për herë të parë në histori, ka njoftuar Boeing, pas një fluturimi provë të suksesshëm për prototipin e tij të cisternës të projektuar posaçërisht për këtë gjë, të quajtur MQ-25 Stingray nga Marina e SHBA-së.

I njohur zyrtarisht si aseti i provës MQ-25 T1, automjeti i pilotuar në distancë furnizoi me sukses një avion luftarak të marinës F/A-18 Super Hornet gjatë një fluturimi provë në 4 qershor, njoftoi Boeing.

“Kjo ngjarje historike është një meritë për ekipin tonë të përbashkët Boeing dhe Marina e SHBA-së, që është gjithçka në ofrimin e aftësisë së rëndësishme të furnizimit ajror me anë të dronëve.” – tha Leanne Caret, president dhe CEO i Boeing Defense.

Marina e SHBA-së po përpiqet prej kohësh që të përfshijë sa më shumë dronë në rolet logjistike, në mënyrë që të kursejë para dhe fuqi punëtore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *