Shefi shëndetësor i Norvegjisë është akuzuar për sabotazh pasi tha se pandemia Covid-19 ishte gati duke u zhdukur.
Eksperti i shëndetit publik krahasoi pandeminë Covid-19 me një zjarr në pyll që thuajse është shuar por qëndrimi i tij shkaktoi reagime të forta, përfshirë akuza për sabotim.
Shefi i Shëndetit Publik, Preben Aavistland, një nga ekspertët më të njohur të kontrollit të infeksionit në vend, ka ndezur një debat kombëtar nëse pandemia ka përfunduar apo jo.
“Pandemia po shkon.’ – shkroi Aavitsland në Twitter, duke bashkangjitur një diagram të pranimeve të ulura në spitalet e vendit.
Në një koment të mëvonshëm për gazetën ‘Verdens Gang’, Aavitsland pranoi se kjo deklaratë ishte ‘paksa e mprehtë’, por pohoi se gjërat ‘po shkojnë shumë mirë’ dhe se Norvegjia është ‘në sprintin e fundit’ kundër pandemisë.
“Këtu në Norvegji, pandemia pothuajse ka mbaruar. Ne mund të fillojmë të përgatitemi për një jetë normale të përditshme.” – shpjegoi Aavitsland për ‘Verdens Gang’.
“Shumë pak janë të shtruar në spital dhe vetëm disa mijëra raste të infeksionit zbulohen çdo javë. Shifrat po bien me shpejtësi në të njëjtën kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz vaksinohen. Ne do të shohim disa shpërthime të vogla këtu dhe atje, por ne dimë si t’i ndalojmë ato brenda tre-katër javëve.” – i tha Aavitsland kanalit kombëtar NRK, duke e krahasuar me situatën me një zjarr pylli që thuajse është shuar.
Sidoqoftë, deklarata e Aavitsland tërhoqi kritika të ashpra nga autoritetet dhe profesionistët e tjerë mjekësorë.
Kryeministrja Erna Solberg paralajmëroi bashkatdhetarët e saj të mos pushojnë shumë dhe paralajmëroi kundër injorimit të rekomandimeve.
“Është e rëndësishme të mos gëzohemi paraprakisht. Njerëzit mund të fillojnë të mendojnë se nuk kanë nevojë të vaksinohen.” – tha ajo.
Reagime pati edhe nga Espen Rostrup Nakstad, zv.drejtori i Shëndetësisë për Shëndetësi e Çështje Sociale, argumentoi se është shumë herët për të kërkuar fitoren.
Frode Forland, drejtori i kontrollit të infeksionit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, bëri të ditur se Norvegjia mund të kthehet në jetën normale në vjeshtë. Mads Gilbert, shefi i departamentit të mjekësisë në Spitalin Universitar të Norvegjisë veriore dhe profesor në Universitetin e Tromso, arriti deri atje sa të akuzojë Aavitsland për ‘sabotim’ të përpjekjeve të qeverisë.
“Konfliktet e niveleve të larta të roleve janë shumë shkatërruese. Shkakton pasiguri, paqartësi dhe ngatërrim. Duhet të jetë jashtëzakonisht zhgënjyese për ekipet shëndetësore lokale që punojnë shumë për të marrë këtë lloj komunikimi të dyfishtë nga drejtuesit e lartë kombëtarë.” – tha Gilbert për NRK.