Italia ka shpartalluar Turqinë në ndeshjen e parë të Euro 2020.
Në ndeshjen që u luajt në stadiumin e Romës ‘Olimpiko’, italianët nuk e patën aspak të vështirë fitoren duke shënuar tre herë në portën e turqve.
Golat erdhën në pjesën e dytë pas një pjese të parë pa gola.
Shënuesit për italianët ishin Immobile e Insignie ndërsa goli i parë ishte në fakt një autogol i Demiral.