Vendosni fjalën kyçe....

Pelegrinazhi në kishën e “Shna Ndout” në Laç, policia njofton planin e masave për sot dhe nesër


Policia e Lezhës ka njoftuar planin e masave për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Kjo në datat 12-13 Qershor, pra këtë të shtunë dhe të dielën.

Sonte dhe nesër pritet të ketë shumë lëvizje për të shkuar në vendin e shenjtë, ku drejtohen jo vetëm besimtarët katolikë, por edhe ata ortodoksë, myslimanë e të tjerë, të cilët besojnë se vendi i shenjtë mund të bëjë mrekulli. Mëngjesi i 13 qershorit i gjen besimtarët atje, pasi e kanë kaluar tërë natën zgjuar.

Masat:
– Nga ora 08:00 datë 12.06.2021– ora 24:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”

“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik (autobus/ taxi) të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .
Policia e Lezhës, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.
Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *