Partia Socialiste ka nisur Kongresin e Jashtëzakonshëm në 30 vjetorin e themelimit të saj.
Mbledhja e Kongresit ka nisur me një dokumentar të rrugëtimit të Partisë Socialiste për 30 vite.
Që nga ndryshimi i emrit në vitin 91 deri në ditët e sotme, socialistët e ndryshëm kujtuan rrugëtimin e kësaj partie pas rënies së komunizmit.
Në këtë Kongres pritet të prezantohet vizioni “Shqipëria 2030”, si dhe platforma për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme.
Në agjendën e punimeve është edhe një analizë për zgjedhjet e 25 Prillit duke vënë theksin te strukturat që nuk kanë funksionuar edhe pse u arrit qëllimi për marrjen e mandatit të tretë. Një tjetër pikë do të jetë rizgjedhja e strukturave dhe anëtarësimet e reja.