Vendosni fjalën kyçe....

Rama njofton krijimin e një institucioni të ri: Populli duhet të dëgjohet të paktën një herë në vit


Kryeministri Edi Rama duke prezantuar platformën për mandatin e tretë njoftoi krijimin e një institucioni të ri.

Këshillimi Kombëtar që do krijohet me bekimin e Ramës dhe do ketë funksion dëgjimin e kërkesave të popullit.

Duket se platforma online e “Bashkëqeverisjes” e mandatit të parë tashmë do institucionalizohet në “Këshillimin Kombëtar” të mandatit të tretë.

Sipas Ramës populli nuk duhet të dëgjohet një herë në 4 vite por të paktën një herë në vit.

Duhet që mandate i tretë të shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi, duke i përfshirë me një institucion të ri, Këshillimit Kombëtar. Populli mos dëgjohet një herë në 4 vite, por të paktën një herë në vit. Çështjet më interes të veçantë kombëtar, do këshillohemi me gjithë qytetarët, pa dallime politike, fetare e krahinore që do të duan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar. Nuk është një ushtrim komunikimi ku shkojmë në Shqipëri, është institucion ndërveprimi, me shkrim, me gjithë qytetarët. Të gjithë ata që duan të përfshihen, duan të japin opinione, po me shkrim. Të na thonë po se jo, për çka ne shtrojmë si alternativa, do  përgatitemi këtë vjeshtë ta realizojmë, do mësojmë dhe ta përmirësojmë’’– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *