Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët protestojnë për të dytën ditë për tezën e Matematikës


Dhjetëra maturantë kanë dalë për të dytën ditën në protestë pas provimit të Matematikës të cilin e cilësuan si të vështirë.

Ata u mblodhën sërish përpara Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të kërkuar rishikimin e provimit dhe tavanin e pikëve të tij.

Reagimin e ministrisë nuk e pranojmë. Duam të ulet tavani i pikëve se shumë nxënës të mirë kanë dalë shumë keq. Koha nuk ishte e mjaftueshme, pyetjet ishin përkthyer skandal. Ne duam të marrim notat, që të kapim pikët për të shkuar në universitetet shtetërore”, tha një nga maturantet.

Më pas maturantët u zhvendosën për protestë përpara Qendrës së Shërbimeve Arsimore ku kërkuan të njëjtën gjë si institucioni që përgatit tezat e provimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *