Bujar Nishani në deklaratën e tij për mediat pas votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së e ka krahasuar procesin e njëjtë me zgjedhjet e 25 prillit.
Nishani tha se atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët e bëri Basha me anëtarët e PD-së sot.
Sipas Nishanit 50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajve.
“50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh. Përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar. PD sot është në një rrezik të madh. Kjo është një betejë për demokracinë, shumica e demokratëve janë zemërthyer për këtë debat që kemi sot. Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët Basha e ka bërë brenda PD me anëtarët.
PD ka një sfidë më të madhe sfidën për rezistencë, nëse nuk kthehet në partinë që ishte. Situata në PD është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar, është mesazh që ka thirrje të madhe për situatën që është PD. Unë jam njeri që vlerësoj institucionet, kjo mundësi është e pamundur sot, partia s’ka institucionet e ankimit. Unë jam kam qenë dhe do mbetem në borxh politik me PD gjithë jetën”- deklaroi Nishani.