Vendosni fjalën kyçe....

Rama me Blinken: Shqipëria përherë krah SHBA-së, do punojmë të bindim vendet e rajonit për marrëveshjen 5G


Kryeministri Rama tha pas nënshkrimit të marrëveshjes me Sekretarin amerikan Blinken për bashkërendimin e teknologjisë 5G se Shqipëria ka vite që e ka ndërmarrë këtë nismë dhe ka ftuar edhe vendet e rajonit që të bëhen pjesë e saj.

Ai theksoi se vendi është i përfshirë në nismën për ta bërë të sigurt komunikimin ndaj palëve të treta dhe se do bëjë çmos që të përfshijë në këtë marrëveshje edhe vendet e tjera të rajonit duke shtuar se Shqipëria është krenare që është krah SHBA-së.

“Faleminderit shumë. Për mua dhe për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm sepse siç besoj ju e dini kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë qysh prej disa vitesh duke ju kërkuar edhe të tjerëve, vendeve në rajon që të bëhen pjesë dhe që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi e për ta vënë këtë korridor komunikimeve shumë kritike në duart e qytetarëve të Shqipërisë të institucioneve e të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorët të tretë, që ndodnjëherë janë aktor dashakeqë. Është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush e që të jetë krah SHBA-së përherë, kështu që faleminderit shumë për këtë e shpresoj që së bashku ne të mund t’i bindim edhe miqtë e tjerë në rajon për t’u bërë pjesë e kësaj.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *