Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë brenda banesës së pabanuar 29-vjeçari në Shkodër


Një 29-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një banese të pabanuar në Shkodër.

Sipas policisë, i riu me iniciale A.D. është gjetur në lagjen ‘Ahmet Haxhija’ ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë ditë më parë.

Shkak për vdekjen e tij dyshohet se është përdorimi i tepërt i lëndëve narkotike.

Njoftimi

“Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021,  rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar  në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete  shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike. Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *