Vendosni fjalën kyçe....

Kapiteni i Portit të Durrësit: Anija s’po derdhte vaj të djegur po mbetje organike


Kapiteni i Portit të Durrësit, Tauland Allka, ka thënë se anija që është fotografuar nga lart ditën e sotme nuk po derdhte në det vaj të djegur, por mbetje organike nga grykëderdhja e hidrovorit të Durrësit.

Në deklaratën për Report TV, ai tha se anija ‘Butrinti’ i ka derdhur mbetjet organike në një zonë të përcaktuar nga porti për këtë qëllim.

“Njollat e pretenduara vaj janë mbetje sendimenti (humus) krijuar nga grykëderdhja e hidrovorit të Porto Romanos prej dekadash. Në foto shikohet turbullira që shkaktohet nga shkarkimi dhe kthesa e anijes për t’u futur përsëri në port.” – thuhet në reagimin e tij Report TV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *