Të paktën 20 pesona, përfshirë ushtarakë e civilë, u vranë të martën në një sulm vetëvrasës në një kamp ushtarak ushtarak në Somali, sipas autoriteteve.
Më shumë se 20 të tjerë u plagosën kur një person hodhi veten në erë në strukturën ushtarake në rrethin Wadajir të kryeqytetit Mogadishu, ku qindra rekrutë të rinj ishin rreshtuar për trajnim.
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Gjeneral Brigade, Odaëa Yusuf Rageh, konfirmoi sulmin për gazetarët, duke thënë se 10 njerëz u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën.
Abdifatah Hassan, një zyrtar i policisë, konfirmoi sulmin për Anadolu Agency përmes telefonit.
“Viktimat e shpërthimit të sotëm vetëvrasës në një qendër stërvitore të rekrutëve në Mogadishu janë mbi 20. Allahu i mëshiroftë të gjithë.” – shkroi Abdirizak Mohamed, deputet dhe ish-ministër i Brendshëm i Somalisë, në Twitter.
Grupi terrorist al-Shabaab i lidhur me al-Kaidën me bazë në Somali mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se një nga njësitë e saj vetëvrasëse goditi kampin e ushtrisë, duke vrarë mbi 40 ushtarë dhe duke plagosur 50 të tjerë.