Pas zgjedhjeve të fituara nga Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet grupimi ‘Për PD-në’.
Mes anëtarëve të këtij grupimi, fjalën e mori edhe ish-ministri dhe një nga themeluesit e kësaj force politike, Arben Imami.
Ai akuzoi kreun e PD-së Lulzim Bashën se i mban të fshehta listat e partisë sikur PD të ishte organizatë terroriste.
“Në vitin 2017 z. Basha ka marrë 25000 vota më pak se në vitin 2021 dhe arsyeja është se zgjedhjet e para 4 vitesh kanë qenë totalisht të montuara. Këto zgjedhje janë përtej njohjes apo mosnjohjes.
Kandidatët nuk kanë pasur listat. Edhe sot pasi kanë mbaruar zgjedhjet kandidatët nuk kanë listat e partisë. I them z. Basha që ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist, komunist, që i mban të fshehta listat e partisë. Në një parti si PD nuk mund të ketë lista të fshehta të partisë.”- deklaroi Imami.