Vendosni fjalën kyçe....

Nis takimi Biden-Putin në Gjenevë, çfarë pritet të diskutojnë në katër orët e ardhshme dy liderët


Ka nisur takimi mes presidentit amerikan Biden e atij rus Putin.

Takimi mes tyre po zhvillohet në Gjenevë, Zvicër ndërsa të pranishëm janë edhe Sekretari i Shtetit Blinken e ministri i Jashtëm rus Lavrov.

Përballja mes tyre është e para që prej betimit të Biden si president i SHBA-ve. Bisedimet mes palëve përfshijnë një tematikë të gjerë, siç është njoftuar më herët e këtij bëjnë pjesë Ukraina, pandemia Covid-19, ndryshimet klimatike e lufta kundër krimit kibernetik.

Për sa u përket çështjeve gjeostrategjike, përveç Ukrainës, në tryezën e bisedimeve janë edhe Lindja e Mesme, Siria, Libia, programi bërthamor i Iranit, Afganistani, Gadishulli korean e Nagorno-Karabaku.

Samiti SHBA-Rusi pritet të zgjasë rreth katër orë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *