Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dhuron 1 milion dollarë ndihma mjekësore për Shqipërinë


SHBA-ja i ka dhuruar rreth 1 milion dollarë ndihma mjekësore, Shqipërisë.

Ndihmat janë dorëzuar nga ambasadorja amerikane Kim dhe përfaqësues të ushtrisë amerikane.

Ndihmat do shkojnë për Spitalin Infektiv dhe do jenë kryesisht për pandeminë Covid-19.

Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë , dyshekë për reanimacionin, resiratorë, aparate grafie, aparate me ultratinguj e pajisje mbrojtëse.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju’.” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ceremoninë e dhurimit nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara të pothuajse 1 milionë dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse. Lexoni fjalën e plotë të Ambasadores: https://bit.ly/2Ub5JsF. – thuhet në reagimin e ambasadores Kim në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *