Ka ndërruar jetë në spital 62-vjeçari që u aksidentua sot në Xhafzotaj. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin Shijak-Xhafzotaj.
Policia bënë me dije se shtetasi me inicialet D.Gj., ka ndërruar jetë në spital.
Në pranga ra shtetasi me inicialet A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.