Vendosni fjalën kyçe....

Ndodhej në makinë me Bledar Birçajn në momentin e ekzekutimit, përjashtohet nga policia efektivi i anti-drogës


Efektivi i anti-drogës Granit Deromemaj është përjashtuar nga policia e shtetit.

Deromemaj ndodhej në të njëjtën makinë kur iu bë atentati Bledar Birçajt në Vlorë i cili u ekzekutua në 11 maj të këtij viti.

Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Përjashtimi i tij ka lidhje me faktin se ai nuk reagoi në momentin që ndodhi ngjarja, edhe pse kishte armën e shërbimit me vete.

Gjithashtu ai akuzohet se kishte dijeni që Birçaj lëvizte me armë pa leje në makinë, por e ka fshehur këtë fakt.

Në dëshminë para hetuesve, Deromemaj ka thënë se njihej me viktimën prej kohësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *