Vendosni fjalën kyçe....

Pasticieri i krishterë gjobitet, pasi refuzoi të bënte një tortë për të promovuar LGBT-të


Një bukëpjekës i krishterë nga Kolorado është gjobitur për shkak se ai refuzoi të bënte një tortë me temë tranzicionin gjinor.

Gjykata vendosi se Jack Phillips shkeli ligjin shtetëror anti-diskriminimit duke refuzuar të bënte tortën e ditëlindjes për avokaten Autumn Scardina, një grua transgjinore.

Phillips është bukëpjekësi që u bë i famshëm pasi shënoi një fitore të pjesshme në Gjykatën e Lartë të SHBA në vitin 2018, pasi kishte refuzuar për të bërë një tortë martese për një çift të të njëjtit seks.

Por këtë radhë ai nuk ishte aq me fat. Në vendimin e së martës, Gjykatësi i Qarkut në Denver A. Bruce Jones tha se avokates i ishte mohuar një tortë që ishte blu nga jashtë dhe rozë nga brenda. Scardina donte të festonte për tranzicionin e saj gjinor në ditëlindjen e saj. Por pastiçieri tha se nuk mund ta bënte tortën për shkak të mesazhit të saj. Ama gjyqtari A. Bruce Jones tha se çështja ishte në lidhje me një refuzim për të shitur një produkt, jo një fjalim të detyruar.

“Ligjet anti-diskriminim kanë për qëllim të sigurojnë që anëtarët e shoqërisë sonë që janë trajtuar historikisht të padrejtë, të cilëve u është hequr edhe e drejta e përditshme për të hyrë në biznese për të blerë produkte, nuk do të trajtohen më ndryshe.”-shkroi Jones i cili i vendosi pasticierit një gjobë prej 500 dollarësh, citon Daily Mail.

Grupi që përfaqëson Phillips, Aleanca në Mbrojtjen e Lirisë, tha të mërkurën se do ta apelojë vendimin.

“Aktivistët radikalë dhe zyrtarët qeveritarë po vënë në shënjestër artistë si Jack sepse ata nuk do të promovojnë mesazhe mbi martesën dhe seksualitetin, që shkelin bindjet e tyre thelbësore.”- vijonte deklarata e grupit ligjor të Phillips.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *