Vendosni fjalën kyçe....

52 kilogramë drogë dhe 2 mijë fara kanabisi, arrestohet 42-vjeçari në Fier


Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Vreshtas’ janë sekuestruar fara kanabisi, lëndë narkotike cannabis sativa, fidanë narkotikë dhe një armë gjahu karabinë.

Në pranga është vënë një 42-vjeçar nga Cakrani i Fierit, të cilit iu sekuestruan 53 kilogramë drogë dhe mbi 2 mijë fara kanabis.

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Xh., 42 vjeç, banues në Cakran. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *