Një sasi e konsiderueshme parash të cilat hynë të padeklaruara nëpërmjet Italisë janë zbuluar në Portin e Durrësit.
Policia sekuestroi 86.740 paund ndërkohë arrestoi në flagrancë drejtuesi i fugonit ku u gjetën të fshehura sasia e vlerës monetare.
Gjatë kontrollit të kryer në fugon me drejtues shtetasin E. H, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.