Vendosni fjalën kyçe....

Do rivalizojë BBC-në, në Britani nis transmetimin televizioni i pozicionuar politikisht djathtas


GB News televizioni britanik i cili pritet të rivalizojë ofruesin e lajmeve BBC filloi transemtimin më 13 qershor 2021.

Kanali nuk ofron lajme të radhës, por përkundrazi pritet të jetë një përzierje e lajmeve, analizave, mendimeve dhe debateve. Kanali i parë i ngritur me një orientim të qartë politik në Mbretërinë e Bashkuar, është përshkruar si i pozicionuar politikisht djathtas.

GB News u themelua nga Andrew Cole dhe Mark Schneider, dy drejtues të lidhur me kreun e Liberty Global, John C. Malone. Shefi ekzekutiv i saj (CEO) është Angelos Frangopulos, ish CEO i Sky News Australia.

Selia e kanalit është në Paddington, Londër dhe përmban një numër studiosh. Neil kishte deklaruar në janar se GB News do të ishte “një qasje e re ndaj lajmeve në Britani, Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës”. Kanali është në dispozicion në satelitin Astra 2F.

Kanali është parashikuar nga Financial Times të jetë “me prirje të djathtë” dhe nga The Guardian dhe City A.M. si i ngjashëm me Fox News. Redaktori i Mediave i BBC Amol Rajan tha se “nuk është kanali i parë që vendoset në Britani me një botëkuptim të fortë … Por GB News është i pari që ngrihet me një prirje të qartë politike”. Rajan gjithashtu ka deklaruar se “vlefshmëria e krahasimit të [Fox News] është e kufizuar”. GB News nuk ka treguar qartë një besnikëri politike dhe transmetuesve të lajmeve në MB u kërkohet nga Ofcom të mbajnë “paanësinë e duhur”.

GB News në nisjen e transmetimeve e panë 336,000 shikues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *