Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtimet pa leje, IKMT prish edhe 4 objekte në Kepin e Rodonit


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është zhvendosur ditën e sotme në bregdetin e Durrësit ku ka vijuar me prishjen e objekteve pa leje.

4 objekte u shembën në Kepin e Rodonit në kuadër të operacionit që ka nisur disa ditë më parë për pastrimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje.

“IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës. 4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit. Ky operacion do të zhvendoset më tej përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit. Në këto dy javë të para kemi shembur dhjetëra objekte pa leje edhe në Ksamil, Shëngjin e Velipojë. Krahas ashpërsimit të Kodit Penal kur është fjala te ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit, ne do ta ngremë në një tjetër nivel kontrollin e territorit duke përdorur teknologjinë më të fundit e jo vetëm, si dhe nuk do të tolerojnë askënd që guxon të zaptojë çdo metër katror tokë kudo qoftë, në bregdet jo e jo, por as në zonat e mbrojtura apo gjetkë”, shprehet ministri Çuçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *