Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një fabrikë në Serbi. Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Incidenti ndodhi në fabrikën e municioneve “Sloboda” në Çaçak në Serbinë qendrore. Tre të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk janë në rrezik për jetën.
Shpërthimi shkatërroi dritaret në një pjesë të fabrikës. Ky është shpërthimi i dytë këtë muaj në fabrikën e municioneve Sloboda, e cila prodhon pajisje shtëpiake, municion artilerie dhe lëndë të tjera plasëse.
I mëparshmi ndodhi më 4 qershor, kur në orët e para të mëngjesit, një seri shpërthimesh tronditën magazinën e produkteve të gatshme. Shkaku i aksidentit të parë, në të cilin për fat të mirë askush nuk u lëndua, nuk dihet ende.
Kryetari i Komunës së Çaçakut, Milun Todorović, i tha televizionit H1 se shpërthimi i ri në “Sloboda” nuk ka asnjë lidhje me atë të 4 qershorit.
“Shpërthimi ndodhi në magazinën e barutit. Nuk ka asnjë efekt të lidhur, apo zinxhir shpërthimesh.”-tha Todorovior.