Deputetja e zgjedhur e PD-së më 25 prill Ilda Dhori ka denoncuar përfitimin e parave shtetërore nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Dhori ka shpërndarë një material ku shihet se Eriona Kokoneshi është përfituese e një subvencioni në sektorin e verërave nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e cila shpërndan paratë e subvencioneve kryesisht në sektorin bujqësor.
Më tej Dhori thotë se punonjësit që po ndërtojnë godinën e Bashkisë Divjakë po ndërtojnë edhe biznesit familjar të Fredi Kokoneshit.
Postimi i plotë:
Financimet nga AZHBR…
Aplikime te shumta nga fermeret e Divjakes dhe gjithe Myzeqese, por jo te shumte fatlumet qe kane perfituar prej tyre!
Shoh nder emrat perfitues, nje mbiemer te njohur per Divjaken.
Bashkeshortja e kryetarit te Bashkise Divjake Fredi Kokoneshi!
E pra E QARTE SI DRITA E DIELLIT!
Kryetari investon per bizneset e tij familjare, madje merr edhe miliona leke nga shteti!
Kjo VETEM PER NJE PJESE TE BIZNESIT TE TIJ, pasi per ndertimin qe eshte duke ngritur ne mesin e sarajeve te tij, flitet qe ka perfituar akoma me bollshem.
SHTETI FUNKSIONON PER TE DHE FAMILJEN E TIJ!
Sa mire dhe sa ndryshe do ishte sikur te funksiononte per te gjithe fermeret, bizneset dhe ndermarrjet familjare, pa ju dashur ti lepihen e ti sorrollaten pushtetareve, per te marre ate qe ju takon, hakun e punes se tyre!
Kureshtja me shtyn me tej, verifikoj se para disa muajsh Fredi Kokoneshi i paskerkesh PRIVATIZUAR “dikujt” toke ne mesin e sarajeve te tij, toke e marre me qera aktualisht nga e shoqja e kryetarit dhe pikerisht aty po nderton keshtjellen e sarajeve!!!
Rastesi te jete valle?
Pastaj pika kulminante, TE NJEJTAT MJETE DHE PUNETORE qe po ndertojne ndertesen e Bashkise Divjake, jane angazhuar edhe ne keshtjellen e Fredi Kokoneshit!!
Te jene valle qoka interesash reciproke qe behen ne kurrizin e taksave tona? Apo thua qe vertet kryetari ka vleresuar punimet e tyre cilesore.
Versionin e tij se si qendron e verteta le ta jape vete kryetari, nese e ka nje te tille, pasi nga shtatori e ne vazhdim do ti duhet detyrimisht ti pergjigjet shkreserisht/ligjerisht qytetareve per çdo firme qe ka hedhur e do te hedhe ne emrin e tyre!