Janë mbyllur të gjitha sfidat e Grupit A për fazën e grupeve në në Euro2020.
Italia e ka mbyllur me pikë të plota këtë fazë ndërsa Turqia në formën më të keqe të mundshme pa asnjë pikë.
Italia mundi ditën e sotme edhe Uellsin me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Pesina.
Në sfidën tjetër Zvicra fitoi 3-1 përballë Turqisë. Dy gola shënoi Shaqiri dhe një Seferovic.
Zvicra renditet e treta edhe pse me pikë të barabarta me Uellsin por golavarazhi negativ i jep mundësinë Uellsit të kalojë më tej. Ndërsa Zvicra të presë klasifikimin e vendeve të treta në këtë fazë.