Vendosni fjalën kyçe....

U plagos para lokalit të tij në Sarandë, ndalohet biznesmeni 35-vjeçar


Biznesmeni 35-vjeçar Spiro Iljadhi, i cili mbeti i plagosur dje në Sarandë është arrestuar nga policia.

Sipas bluve, Iljadhi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave që qëlluan në drejtim të biznesit të tij duke e plagosur.

Lidhur me ngjarjen, një person është ndaluar deri tani ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi si dhe Redjan Hadëraj.

Njoftimi

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë. 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga policia. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *