Vendosni fjalën kyçe....

BE bie dakord për sanksione të reja kundër Bjellorusisë


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan të hënën një seri sanksionesh të reja kundër Bjellorusisë.

Lista përfshin 78 njerëz dhe tetë subjekte.

Në mesin e tyre janë familjarë të udhëheqësit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ligjvënës, prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të tjerë, që thuhet se janë “përgjegjës për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, për minim serioz të sundimit të ligjit, si dhe për shtypje të shoqërisë civile dhe të opozitës demokratike”, raporton REL.

Djali i Lukashenkës, Dzmitry, dhe gruaja e djalit të tij të madh, Liliya, janë përfshirë në listën e të sanksionuarve për, siç thuhet, “përfitim dhe mbështetje të regjimit të Lukashenkës”.

Sanksionet e reja, që përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalim të vizave, vijnë pasi Bjellorusia ka devijuar me forcë një avion të kompanisë Ryanair, muajin e kaluar, për të arrestuar një gazetar që ndodhej në bordin e tij.

Bashkimi Evropian tashmë i ka ndaluar kompanitë ajrore bjelloruse të fliturojnë mbi territorin e bllokut ose t’i shfrytëzojnë aeroportet e tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *