Përfshihet nga flakët një furgon në rrugën nacionale Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras në Memaliaj.
Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Mjeti ishte i ngarkuar me goma dhe ishte nisur nga Tirana, për në Sarandë.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij incidenti por mësohet se shoferi i furgonit e ka ndjerë erën e tymit në ecje dhe menjëherë ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit.
Pavarësisht se në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja e Memaliajt, furgoni bashkë me mallin brenda u shkrumbuan.
Incidenti ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.