Vendosni fjalën kyçe....

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Francë mes refuzimit rekord për të votuar dhe dështimit të partisë së Makron


Franca zhvilloi zgjedhjet lokale ditën e djelë ku francezët në raundin e parë refuzuan në shifra rekord të shkonin drejt kutive të votimit. Zgjedhjet, të cilat pasuan një vit e gjysmë bllokime, u shoqëruan nga pjesëmarrje rekord-ulët prej nën 34%.

Pothuajse 46 milionë njerëz kishin të drejtën të votojnë në zgjedhjet lokale për pushtetin në rajone. Zgjedhjet u mbajtën njëkohësisht për pushtetet rajonale dhe për parlamentet vendore.

Këto zgjedhje shihen si një test për garën presidenciale vitin e ardhshëm ku duket se pozitat e Emanuel Makron janë tronditur.

Rezultatet e raundit të parë treguan dominimin e konservatorëve. Partia konservatore e presidentit, Sarkozy, Les Republicans me kreun e saj bashkë me kampin konservator-liberal ka marrë 28% të votave.

Partia e Marine Le Pen ka mbetur shumë pas pritshmërive të saj. Partia Rassemblement National e Marine Le Pen (më parë: Front National) arriti të marrë vetëm 19% të votave, duke u renditur e dyta. Populistët kishin shpresa të fitonin në 13 rajone, sepse sipas sondazheve, partia Rassemblement National pritej të bashkonte rreth vetes një të katërtën e elektoratit.

Partia qeverisëse e Presidentit Emmanuel Macron LREM pësoi pengesa në shumicën e rajoneve, duke mos arritur pragun prej 10 përqind të kërkuar për t’u kualifikuar për votimin e balotazhit në rajonin e Hauts-de-France, sipas France 24.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin në mars, por votimi u shty për shkak të pandemisë. Raundi i dytë i votimit do të zhvillohet më 27 qershor./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *