Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka reaguar pas mos arritjes së hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Varhelyi shkruan në rrjetet sociale se është bërë një punë e mirë gjatë muajve të kaluar me të dyja vendet.
Ai thotë se do punohet që gjatë 2021 të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”- shkruan Varhelyi.