Forma e keqe e Ordabasyt në kategorinë superiore të Kazakistanit, i ka hapur probleme me tifozët.
Autobusi i ekipit u ndal nga tifozët e zemëruar jashtë stadiumit të klubit, duke i parandaluar ata që të largoheshin nga aty në një protestë lidhur me formën e keqe që po tregojnë lojtarët.
Ordabasy me bazë në Shymkent renditet në vendin e shtatë të renditjes, duke qenë më pranë zonës së rënies sësa kreut të tabelës.
Ekipi përfundoi një seri prej shtatë ndeshjesh pa një fitore me një fitore në minutën e 92-të me rezultatin 1-0 në fillim të këtij muaji, por u kthye në rrugën e humbjeve pas ndeshjes me rivalët poshtë tyre në renditjes të Aktobes, në fushën e tyre.
Kjo çoi në skena të frikshme ndërsa një turmë tifozësh parandaluan autobusin e ekipit të largohej nga stadiumi ‘K. Munaitpasov’ me kapacitet 20,000 vende dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.